Policia e Shtetit prej orës 5:30 po zhvillon një operacion kombëtar antidrogë, mbështetur dhe policia vendore dhe FNSH.
Prej me shumë se një viti janë hetuar dhe mbajtur në përgjim e vëzhgim persona të cilët dyshohet se kultivonin lëndë narkotike kanabis sativa.
Sipas informacioneve paraprake, deri më tani janë shoqëruar rreth 30 persona në Tiranë, Kukës dhe Shkodër.
Gazetarja Aida Topalli raporton se në këtë operacion, i shtrirë edhe në jug, kanë marrë pjesë me dhjetëra forca policie.
Pika kyç e këtij operacioni ishte pikërishr qyteti i Kukësit. Ka qenë prokuroria e këtij rrethi që në bazë të disa informacioneve ka nisur një hetim për disa persona të cilët dyshohej se do të kultivonin lëndën narkotike.
Nën drejtimin e prokurores Rita Gjata, në bashkëpunim me DVP Kukës, Departamentin e Antidrogës, e më pas edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë është finalizuar operacionit, ku janë gjetur dhe sekuestruar kubikë kanabisi.
Pas përgjimeve ka rezultuar që persona nga Kukësi kishin lidhje me persona nga Tirana, duke vijuar zinxhirnin me lidhje në Shkodër e Vlorë.
Tayna hyn të hënën në Big Brother VIP Kosova
Londinezët synojnë ta ndalin hovin e “The Reds”/...
Kurti: Në Gjilan për të rikonfirmuar mbështetjen mbarë popul...
Trump mbështet Musk mbi çështjen e vizave për punonjësit e h...
Samsung Galaxy Ring 2 mund të jetë një befasi
City rikthehet tek fitorja në Premier League, mposhtë Leices...