Google ADS

Policia në Shqipëri gjobit 289 persona dhe konfiskon 34 patentë shoferë

20:32 | 28 Gusht 2020
Arbresh.info

Policia Rrugore në të gjithë vendin vijon kontrollet me radar, drager e dronë për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor.

Si rezultat i kontrolleve me radar prej mëngjesit të sotëm deri në orën 19:30, janë tërhequr 34 leje drejtimi për shpejtësi mbi normën e lejuar, si dhe janë vendosur 289 masa administrative për parakalime të gabuara.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 18 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Drejtoria e Policisë Rrugore, 28 gusht

Policia Rrugore në të gjithë vendin vijon kontrollet me radar, drager e dronë për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore?

Prej orëve të para të mëngjesit e deri në orën 19:30 kanë vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore ku janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, shpejtësi që varionin deri në 70 -80 km/h, mbi normën e lejuar ?✈️!!!. ??????????.

Si rezultat i kontrolleve me radar prej mëngjesit të sotëm deri në orën 19:30, janë tërhequr 34 leje drejtimi për shpejtësi mbi normën e lejuar.

Janë vendosur 289 masa administrative për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

4 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj;

64 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;

187 për përdorim të celularit;

43 për shkelje të semaforit;

44 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse;

540 për parkime të gabuara.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 18 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Të ✈️fluturosh dhe jo të drejtosh mjetin në rrugë?️ më e pakta të çon tek Polici dhe radari ???✍? dhe në destinacion do shkoni pa patentë, e në rastin më të keq? aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në? shtëpi pa ju ?

#zbatorregullatudhëtoisigurt
#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos??️
#MosPërdor?gjatë drejtimit të?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme