Policia në kërkim të 43-vjeçarit për posedim dhe shitje ilegale të armëve në Shkodër

12:59 | 25 Prill 2023
Diellza Gashi

Policia e Shqipërisë ka shpallur në kërkim një 43 vjeçar të dyshuar, pasi në shtëpinë e tij u gjend një arsenal armësh, ndërsa nëna e tij është në ndjekje penale në Shkodër.

Sipas njoftimit të policisë, thuhet se arrestohen një person i dyshuar për posedim të 1 snajper, 1 pushkë, 1 pistoletë, 1 armë gjahu, 2 armë sportive, të cilat dyshohet se i shiste personave me precedent kriminal, shkruan arbresh.info.

Gjatë kontrollimi në banesën e tij në Bushat, shërbimet e policisë kanë sekuestruar armët dhe një palë dylbi.

Kurse në momentin e aksionit i dyshuari nuk ishte në banesën e tij, ai është shpallur person i kërkuar, po ashtu dyshohet për bashkëpunim me nënën e tij 73 vjeçare L.I.

E dyshuara është në ndjekje penale në gjendjen e lirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme