Policia ndalon veturën që në Tiranë po shkonte me 213 km/h

16:40 | 3 Mars 2018
Arbresh.info

Policia Rrugore vijon kontrollet e rrepta në fundjavë në rrugët e kryeqytetit, dhe jo vetëm, për sigurinë në rrugë.

Radarët në autostradën Tiranë-Durrës kanë kapur një drejtues mjeti me 213 km/h, por që nuk i ka ndaluar patrullës së policisë.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit Audi V8 është ndaluar më pas në afërsi të sheshit “Shqiponja” në Tiranë. Arsyeja e shpejtësisë?

“Shpejtoja se më pret shoqëria për të festuar në fundjavë”, u ka thënë efektivëve drejtuesi i mjetit, përcjell TCH.

Në faqen e saj zyrtare në Facebook, policia e shtetit i bën një apel qytetarëve: “Argëtohuni në fundjavë, por mos rrezikoni jetën tuaj dhe të përdorueseve të tjerë të rrugës”.

Në rrugët e Tiranës gjatë orëve të para të mëngjesit janë evidentuar 18 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, ndërkohë që mjaft të tjerë janë ndaluar për shpejtësi tej normave të lejuara, që variojnë nga 153-213 km/h.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme