Një ditë pasi kryetarët e bashkive që drejtohen nga opozita kërkuan nga KQZ lirimin e ambienteve ku janë vendosur Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, Policia e Shtetit ka nisur ruajtjen e këtyre ambienteve.
Një mjet i komisariatit të Policisë Mat është dislokuar pranë pallatit të Sportit “Ferit Hysa”.
Disa efektiv të policisë së rendit qëndrojnë aty që prej pasdites së premte duke mbrojtur zyrat ku janë vendosur materialet zgjedhore deri në këto momente, shkruan “t.ch”.
Kujtojmë se bashkitë opozitare kërkojnë zbatimin e dekretit të Presidentit Meta që shtyn datën e zgjedhjeve, ndërkohë që të enjten që lamë pas Kuvendi miratoi një rezolutë ku u kërkohej të gjitha institucioneve që të merrnin të gjitha masat për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor.
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...