Policia me dron dhe qen në portin e Durrësit

18:11 | 25 Tetor 2019
Arbresh.info

Gjatë paradites së sotme, në portin e Durrësit, forcat policore kanë kryer kontrolle të personave në hyrje e dalje, kontrolle automjetesh, mallra, të peshkarexhave si dhe mjeteve lundruese.

380 forca policore ushtruan kontrolle të imtësishme në të gjithë territorin e Portit, ku u përdorën edhe 10 qen antidrogë si dhe 2 drone.

U kontrolluan 106 kontejnerë, 65 magazina dhe objekte të ndryshme brenda Portit, dhjetëra mjete lundruese, kryesisht peshkarexha, 345 automjete dhe rreth 770 persona.

Gjatë kontrolleve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë zhurmuese, thikë, vula të falsifikuara, targa mjetesh të falsifikuara, dokumente të kundërligjshme, si dhe sasi me cigare kontrabandë, policia ka shoqëruar për veprime të mëtejshme 23 persona.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme si dhe rritjen e parametrave të sigurisë publike./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme