Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi në llogarinë e tij “Facebook” se ndaj djalit të deputetit socialist Spartak Braho është organizuar një atentat në Durrës, por që kjo tentativë ka dështuar. Ai tha se Policia e Shtetit e mban të fshehur ngjarjen.
Ndërkohë djali i Brahos ka reaguar për BalkanWeb duke hedhur poshtë akuzat e ish kryeministrit Berisha.
Ai shprehet se nuk është takuar me asnjë person ndryshe nga çfarë thuhet për të.
” Nuk jam takuar me asnjë njeri dhe nuk kam asnjë lokal. Nuk e kuptoj pse shtrembërohen faktet dhe ngjarja”, shprehet Arber Braho.
Postimi i Berishës:
“Atentat ndaj djalit te Spartak Brahos. Policia fsheh ngjarjen!Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sbpershendetje zoti berisha Ne darken e dt 18 gusht ne durres ka deshtuar tentativa per vrasjen e djalit te spartak brahos arbrit. 2 persona me kallash qe e prisnin tek hyrja e pallatit. policia blindoi zonen por atentatoret u arratisen. asnje njoftim ne lajme e as nga policia nuk u dha .Per me teper thuhet se Spartaku me te birin kane shkuar dhe kane takuar per sqarim apo pajtim prinderit e djemve dhe aty djali i Spartakut i ka qelluar me broke uje.Pas kesaj gjithe keto dite Arber Brahon e shoqerojne nje grupe policesh para dhe mbrapa kudo qe shkon. Te lutem publikoje se policia i mbane te fshehta te gjitha keto!”-shkruan Berisha.
Gjermania heton spiunazhin e dyshuar rus në bazat e saj usht...
Napoli ka marrëveshje me Zhegrovën, por Lille po refuzon shi...
Viti 2024 shënoi rekord të rezultateve në fushën e Kardiolog...
Kurti dhe Krasniqi vizitojnë një familje të komunitetit egji...
Gërvalla vizitoi familjen e Muharrem Rexhepit në Mitrovicë
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...