Policia Kufitare shpëton 3 pushues në Shëngjin dhe Velipojë

13:04 | 6 Shtator 2023
E.K

Policia Kufitare u ka ardhur në ndihmë 2 raste, 3 shtetasve që rrezikuan të mbyteshin në det, në Shëngjin dhe në Velipojë.

Në Shëngjin dy shtetas të cilët kishin marrë një mjet lundrues “pedalone” rrezikuan të mbyteshin pasi ishin larguar shumë larg nga bregu, për shkak të erës së fortë.

Pas kërkimeve me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, janë konstatuar rreth 3 milje larg bregut, 2 mjetet lundruese pedalone dhe 2 drejtuesit e tyre.

Ndërkohë Shërbimet e Policisë Kufitare në Shkodër, i kanë ardhur në ndihmë një shtetasi që ishte në rrezik mbytjeje për shkak të dallgëve të larta, në plazhin e Velipojës.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare iu shkon në ndihmë në 2 raste, 3 shtetasve që rrezikuan të mbyteshin në det, në Shëngjin dhe në Velipojë.

-Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin iu shkojnë në ndihmë 2 shtetasve që rrezikuan të mbyteshin pasi mjetet e tyre lundruese (pedalone) ishin larguar shumë nga bregu, për shkak të erës së fortë.

Pas marrjes së njoftimit se 2 shtetas që po lundronin me pedalone, në plazhin e Shëngjinit, ishin në rrezik sepse për shkak të erës së fortë kishin humbur kontrollin mbi mjetet lundruese dhe ishin larguar shumë nga bregu, shërbimet e Policisë Kufitare kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e tyre.

Pas kërkimeve me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, janë konstatuar rreth 3 milje larg bregut, 2 mjetet lundruese pedalone dhe 2 drejtuesit e tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare i kanë nxjerrë në breg këta 2 shtetas, bashkë me mjetet e tyre lundruese. 2 shtetasit falënderuan punonjësit e Policisë që i shkuan në ndihmë.

-Shërbimet e Policisë Kufitare Shkodër i kanë shkuar në ndihmë një shtetasi që ishte në rrezik mbytjeje për shkak të dallgëve të larta, në plazhin e Velipojës. Pas ndërhyrjes së shpejtë, shërbimet e Policisë e kanë nxjerrë në breg këtë shtetas dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. Ai ka falënderuar punonjësit e Policisë, për ndërhyrjen e shpejtë dhe ndihmën që i ofruan./abcnews.al/

Të ngjashme