Pas rritjes së të infektuarve në vend dhe situatës epidemike policia e Korçës ka vijuar kontrollet në banesat e të prekurve nga koronavirusi të cilët qëndrojnë të izoluar.
Kontrollet ushtrohen në kuadër të respektimit të masave anticovid për të parandaluar përhapjen e sëmundjes të cilat vijojnë çdo ditë.
Sakaq bëhet apel për ruajtjen e distancës fizike në biznese e lokale, dhe kujdesin e higjienës personale.
Njoftimi i Policisë:
“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe të Komisariateve në varësi të saj, vijojnë kontrollet e herëpashershme në banesat e të prekurve nga COVID-19, me qëllim kontrollin për respektimin me rigorozitet të vetëkarantinimit, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Në qarkun Korçë, Policia disponon të gjitha listat e përditësuara me personat e prekur nga COVID-19 dhe zhvillon kontrolle të përditshme tek çdo person, gjatë ditëve të vetëkarantinimit.
Policia e Korçës apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, të prekurit nga COVID-19 të respektojnë detyrimisht vëtëkarantinimin, duke bërë të mundur që të gjithë bashkë të kontribuojmë në parandalimin e përhapjes së COVID-19″.
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...
Diplomatët amerikanë vizitojnë Sirinë për herë të parë pas r...