Policia e Dibrës ka bërë me dije se ka shoqëruar në pikën kufitare në Bllatë 7 shtetas sirianë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri me qëllim për t’u drejtuar në Maqedoninë e Veriut e më tutje në vendet e BE-së.
Njoftimi i plotë:
Bashkëpunimi me qytetarët parandalon një rast të kontrabandimit të klandestinëve nga vendet e Lindjes së Mesme.
Policia e Dibrës, pas informacionit të marë nga qytetarët për disa shtetas të huaj që po tentonin të largoheshin në drejtim të Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, ka organizuar punën duke bërë lokalizimin dhe vendndodhjen e tyre.
Policia ka bërë shoqërimin e 7 shtetasve sirianë, të cilët dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri, me qëllim për të kaluar në drejtim të Maqedonisë dhe më pas në një nga vendet e BE-së.
Shtetasit sirianë janë shoqëruar në Qendrën e Rehabilitimit në Kukës, ndërkohë që Policia vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personit që i ka sjellë në Dibër dhe që do t’i transportonte në drejtim të kufirit me Maqedoninë, kundrejt fitimit.
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...