Policia: Kanabisi i mbjellë sot në Shqipëri është i papërfillshëm

09:45 | 7 Korrik 2017
Arbresh.info

Sasia e kanabisit që është mbjellë sot është e papërfillshme”. Kështu deklaroi drejtori i Rendit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj.

I ftuar në emisionin “Debati” të gazetarit Roland Qafoku, Dervishaj tha se pas menaxhimit të zgjedhjeve të 25 qershorit policia ka si primare në punën e saj luftën ndaj kultivimit të kanabisit.

“Rezulton se aktualisht ka shumë pak bimë kanabis të mbjella në vende shumë të larta që janë të papërfillshme.

Por policia është e angazhuar për ta mos pasur asnjë parcelë dhe po kontrollon territorin me përgjegjshmëri” tha Dervishaj.

Vitin e fundit policia është angazhuar në shumë operacione anti-kanabis duke sekuestruar dhe asgjësuar një pjesë të madhe, ndërsa sot Albert Dervishaj shprehet se sasia e mbjellë është e papërfillshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme