Google ADS

Policia jep detajet për vrasjen në Shkodër: Viktima u qëllua në lokal

20:53 | 13 Shkurt 2022
A. B.

Prekë Tonaj 47 vjeç është qëlluar për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër. Policia teksa ka dhënë detaje mbi ngjarjen njofton se Tonaj është qëlluar në një lokal.

“Më datë 13.02.2022, rreth orës 19:15, në fshatin Grudë e Re, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një lokali, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. T., 47 vjeç, banues në Grudë, Shkodër“, thotë policia.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor te cilet kane rrethuar vendngjarjen. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

lexo edhe:

Vrasja në Shkodër, viktima punonjës i ujësjellës kanalizimeve

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme