Ditën e sotme ka ndërruar jetë gazetarja dhe shkrimtarja Arlinda Canaj. Lajmi është bërë i ditur nga e bija e saj fillimisht, e cila ka përdorur faqen në FB të Arlindës për të njoftuar lajmin e kobshëm.
Ne nje njoftim, Policia shkruante se gazetarja ka rene nga kati i katert i baneses ku banonte. Edhe pse eshte derguar ne spital ne gjendje te rende, nuk ka mundur dot t’u mbijetoje plageve.
Po kështu, edhe “Konica.al”, media ku punonte së fundmi Arlinda ka njoftuar ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të Canajt. “Arlinda Canaj, gazetarja kryesore e Konica.al ka vdekur sot papritmas! Jeta shpesh nuk është gjë tjetër veçse një shaka tragjike. Një gazetare themeluese e Konica.al, një nga gazetaret kulturore më të rëndësishme të vendit, Arlinda, kolegia jonë ka humbur jetën sot papritmas.
Në mëdyshjen për të mos spekuluar me vdekjen e saj dhe dëshirës që njerzit e saj të dashur të kenë më shumë solidaritet, ne zgjodhëm të dytën! Çfarë dhimbje të shkruash këto fjalë për një jetë të re! Për një nënë! Për një kolege të përkushtuar dhe elitare që deshi ta përçmonte jetën e zakonshme! Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe fëmijëve nga Shpëtimi, Mentori, Indriti, Esido, Ornela,Edmondi, Bardha, Merita, Andreas, Migena,Anisa, Xhesika, Eduardi e Marsela”, shkruan Konica.al.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 24.08.2017, rreth orës 17:10, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një njoftim për një shtetase të rënë nga lartësia, në rrugën “Kongresi i Manastirit”.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 dhe ambulanca, të cilët kanë konstatuar shtetasen A. R., 46 vjeçe, e cila kishte rënë nga kati i katërt i pallatit ku banonte dhe është dërguar në S.Q.U., në gjendje të rëndë për jetën.
Rreth orës 19:30, mjekët e S.Q.U.-tës, lajmërojnë se shtetasja A. R., ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes së marrë nga rënia nga lartësia. Nga hetimet e kryera është mësuar se kjo shtetase merrte mjekim prej gjashtë vjetësh, pasi vuante nga depresioni dhe dyshohet të jetë vetëhedhur nga ballkoni i banesës së saj. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...