Pas më shumë se 12 orësh në arrati, policia ka arritur të arrestojë 45-vjeçarin J. K. në fshatin Seltë të Elbasanit.
Policia njofton se pas thirrjeve për disa orë rresht për tu dorëzuar, J. K. nuk ju është bindur urdhrave të policisë.
Në orët e para të mëngjesit ka hapur zjarr ndaj forcave të RENEA-s dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i plagosur. Mësohet se 45-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje janë gjetur një armë zjarri pushkë dhe një sopat. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Elbasan
Në vijim të informacionit të dhënë për sulmin me armë nga shtetasi J.K ndaj, forcave të Drejorisë Vendore të Policisë Elbasan që kishin shkuar nē fshatin Selte, Elbasan, për kontroll banesë me vendim Gjykate , në banesën e shtetasit J.K., pasi dyshohej se dispononte armë zjarri pa leje, ju informojme se:
Policia Vendore e Elbasanit rrethoi zonën në një perimetër të gjerë dhe në ndihmë të Policisë Vendore shkuan forcat speciale Renea.
Grupi negociator i Renas ka bërë thirrje për disa orë rresht shtetasit J.K., për t’u dorëzuar, por ky shtetas nuk i është bindur thirjeve të Policisë.
Shtetasi J.K, në orët e para të mëngjesit ka qëlluar me armë në drejtim të forcave Renea dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ky shtetas ka mbetur i plagosur jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje janë gjetur një armë zjarri pushkë dhe një sopat.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan , vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes./TCH
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...