Shtatë masa arresti dhe një sasi e konsiderueshme droge e të gjitha llojeve, kokainë, marijuanë e hashash që vinin nga Shqipëria me një avion të vogël.
Lajmin e bën të ditur media italiane e cila shkruan këtë të premte se një aksion i madh policor ka nisur që në orët e para të mëngjesit për ndalimin dhe shkatërrimin e një bande trafikantësh.
Deri më tani media nuk ka bërë të ditur asnjë emër të personave të arrestuar, por ka sqaruar se droga vinte nga Shqipëria përmes avionëve të vegjël në Riçone. Antimafia e Bolonjës ka arritur të sekuestrojë një sasi të konsiderueshme droge dhe ka vënë në pranga 7 persona.
Droga sillej me avion e më pas përpunohej në Itali, ku dhe kalonte më tutje për shitje./Express
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara