Një sasi prej 18.700 kilogramësh ngarkesë e paligjshme, është sekuestruar nga autoritetet italiane. Destinacioni i saj, Shqipëria.
Media italiane bën me dije se ngarkesa e përbërë në mbeturina, kryesisht në pajisje elektroshtëpiake, u kap nga autoritetet doganore në portin e Ankonës. Media shkruan se u gjet gjithçka, nga 205 makina larëse, në 22 furra të prishura si dhe një sërë pajimesh të tjera elektrike e elektronike pa asnjë dokumentacion.
Media italiane po ashtu vë në dukje se për ngarkesën e paligjshme të mbetjeve janë ndaluar një shtetas shqiptar, një italian dhe një shtetas nga Afrika.
Kujtojmë se pak ditë më parë në portin e Vlorës, mbërriti një ngarkesë e rrezikshme me lëndë kancerogjene. Ngarkesa vinte nga Italia dhe po sipas raportimit të medias së shtetit fqinj, ishin bërë të paktën 15 dërgesa nga Italia drejt Shqipërisë, me lëndë të rrezikshme për shëndetin.
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...