Google ADS

Policia i bën ”vizitë” në shtëpi sepse burri rreh gruan e tij

23:12 | 3 Gusht 2018
A. B.

Një qytetar nga Durrësi ka rënë në prangat e policisë së shtetit pas denoncimit që është bërë nga ana e bashkëshortes së tij.

Gruaja me inicialet E.K është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga ana e 48 vjeçarit, shtetasi me inicialet A.K. Policia ka ardhur në banesën e çiftit, aty ku dhe gruaja është rrahur dhe ka arrestuar 48 vjeçarin.

Materialet në ngarkim të 48-vjeçarit u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës, ndërsa ndaj tij rëndon akuza “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme