Kriminelët shqiptarë po luajnë përherë e më tepër role drejtues në krimin e organizuar në Amsterdam.
Sipas një analize trendi të bërë nga policia e kryeqytetit holandez. Shqiptarët angazhohen kryesisht në trafikun e kokainës por edhe në atë njerëzor dhe mashtrim prone, raporton NU.nl.
Sipas policisë, kriminelët shqiptarë drejtojnë importin e kokainës nga Amerika e Jugut, përmes transportit detar drejt portit të Rotterdamit, dhe pastaj shpërndarjen drejt vendeve të tjera të Evropës nga Amsterdami. Përveç Holandës, shqiptarët janë shumë aktivë në tregtinë e drogës edhe në Britaninë e Madhe.
Numri i shqiptarëve në botën e krimit në Amsterdam vazhdon të rritet, thotë më tej policia.
Trafiku i kokainës ka më tepër konflikte me armë zjarri krahasuar me drogat e tjera. Policia sheh një rritje të përdorimit të armëve të zjarrit të paligjshme, përfshirë ato automatike, të cilat vijnë nga zona konflikti, si Ukraina, Siria, Mali dhe Libia. Ka shumë armë edhe nga Rusia, ku ushtria ka çregjistruar katër milionë Kallashnikovë.
Vrasjet në Amsterdam gjatë viteve të fundit janë të gjitha të lidhura me trafikun e kokainës, thotë policia. Këto vrasje zakonisht kryhen nga rezidentë të Amsterdamit me moshë të re dhe po ashtu janë zakonisht edhe viktimat. Sipas analizës së policisë, ata që kryejnë vrasjet janë vrasës me pagesë. Ka edhe një rrjet të gjerë ndërmjetësish dhe ekzekutuesish. Të gjithë personat që kanë paguar vrasës janë të përfshirë në trafikun e kokainës.
Më herët këtë vit, shefi i policisë së Amsterdamit, Pieter-Jaap Aalbersberg, ngriti shqetësimin e numrit në rritje të vrasjeve të kryera nga të rinj amatorë, të cilët janë gati të vrasin dikë edhe për tre mijë euro.
Analiza tregon se edhe krimi kompjuterik është një problem i madh në kryeqytetin holandez. Një në tetë banorë të Amsterdamit është përballur me krimin kibernetik, si hacking apo gjoba. Ky numër është më i madh se i atyre që iu vjedhin biçikletat. Sipas policisë, kriminelët kompjuterikë po përmirësohen në fshehjen e vetes, por sërish lënë shumë gjurmë dixhitale./syri/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...