Prej disa minutash turma e protestuesve ka mbërritur para godinës së parlamentit, ku hedhin fishekzjarre e kapsolle drejt policisë dhe përsërisin thirrjet “Rama Ik”.
Pas disa minutash tentativa për të çarë rrethimin e policisë, kjo e fundit ka reaguar duke hedhur gaz lotsjellës ndaj turmës, çka solli shpërndarjen e tyre në rrugët përreth parlamentit.
Protesta e opozitës vijon që prej orës 18:00, kur nisi në bulevard, para godinës së kryeministrisë. Pas më tepër se një ore atje, turma erdhi drejt parlamentit, ku përqendrimi policor është më i ulët në numër./TCH/
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...