Policia greke ndërton skemën, urdhri për ekzekutimin e gjashtë shqiptarëve dyshohet se u dha nga burgu

23:42 | 11 Shtator 2023
E.G

Kush qëndron pas masakrës me gjashtë viktima në Greqi, ku u ekzekutuan gjashtë shqiptarë? Mediat greke kanë publikuar të tjera detaje që hedhin dritë rreth kësaj masakre dhe që mund t’i japin përgjigje pyetjes.

Dyshohet se pas këtij urdhri për ekzekutimin e gjashtë shqiptarëve qëndron mafia shqiptare e burgjeve.

Pasi që në fillim të ngjarjes u raportua se atentati ndaj 6 personave u bë për larje hesapesh. Prita u bë në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Acropoleos në Artemisa. Sipas autoriteteve greke ky vend është zgjedhur nga autorët pasi është favorizuar edhe për t’u arratisur.

Të paktën kjo duket të jetë skema e ndërtuar nga oficerët  e policisë greke. Më tej sqarohet se anëtarët e mafies së burgjeve shqiptare dyshohet se kishin mosmarrëveshje për afera të paligjshme si drogë apo grabitje.

Po ashtu, dyshohet se nga provat e para të mbledhura nga vendi i krimit nga policia rezulton se autorët kanë marrë disa sende nga automjeti i viktimave./balkanweb

Lexo edhe:

6 të vrarë me armë në Athinë, mediat greke: Dyshohet të jenë shqiptarë

Të ngjashme