Një femër është përdhunuar të enjten në mëngjes nga një mik i saj në qytetin e Hanoverit, raporton Bild.de
Sulmuesi 24 vjeçar sipas policisë gjermane thuhet se është shqiptarë, dhe se sipas viktimës ai ishte mik i saj ku ka shkuar në banesën e saj dhe më pas e ka tërhequr në bodrumin e ndërtesës ku e ka përdhunuar.
Por këtë ngjarje siç raporton Bild.de, askush nuk duket ta ketë vënë re, transmeton Indeksonline.
Sipas përshkrimit të viktimës femër, ishte vetëm një kalimtar me qenin e tij i cili kishte dëgjuar thirrjet e saj për ndihmë por që nuk kishte vepruar.
Tani policia gjermane ka bërë thirrje që personi në fjalë të paraqitet në rolin e dëshmitarit.
24 vjeçari shqiptar është në mbajtje dhe pritet që të dal para gjykate.
Policia e Hanoverit ka publikuar një numër telefoni për dëshmitarët e mundshëm që mund ta kenë parë këtë ngjarje, (Tel. 0511 / 109-5555).
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën