Google ADS

Policia gjen vajzën nga Berati, e zhdukur prej dy vitesh

15:50 | 7 Shtator 2017
Arbresh.info

Policia e Tiranës ka gjetur pas dy vjetësh, një vajzë nga Berati, 29 vjeçe, e cila prej kohësh ishte zhdukur dhe familja nuk kishte asnjë informacion për të.

Policia nuk dha më shumë detaje në lidhje se çfarë kishte bërë gjatë kësaj kohe vajza me iniciale M.Sh, por dha vetëm adresën e banimit, rruga “Teodor Keko”, Tiranë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Më datë 06.09.2017 u kap shtetasia në kërkim M. Sh., vjeçe 29, banues në rrugën “Teodor Keko” Tiranë, e shpallur në kërkim, pasi me datë 24.02.2015, babai i saj B. Sh., ka deklaruar në Komisariatin e Policisë Berat, se vajza e tij ka shkëputur çdo lloj lidhje me familjen e saj, që para 4 vjetësh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme