30 kallëpe me lëndë plasëse tritol, katër granata dore dhe dy ndezës granatash, janë sekuestruar ditën e sotme në një banesë të braktisur në Vlorë.
Policia bën me dije se pas informacionit të siguruar përmes inteligjencës policore, për një shtetas që lëvizte në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë, dhe mbante një çantë brenda së cilës dyshohej se kishte sende të kundërligjshme, shërbimet e Policisë, bazuar fillimisht në informacione sipas të cilave dyshohej për lëndë narkotike, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku kanë bllokuar hyrje-daljet e lagjes dhe kanë vijuar kontrollin e imtësishëm, për të lokalizuar personin e dyshuar, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë kontrollit në një banesë të braktisur, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 30 kallëpe me lëndë plasëse tritol, 4 granta dore dhe 2 ndezës grantash, që dyshohet se i kishte braktisur si rezultat i presionit të policisë, personi që lëvizte me çantë në këtë lagje.
Sakaq vijohet puna për kapjen e poseduesit/ve të lëndës plasëse dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. /arbresh.info/
Kryetari i radhës i OSBE-së, Ian Borg do të vizitojë Shqipër...
Fitorja e Trumpit, Limaj: Ishte madhështore – Populli amerik...
Maqedonci: Shërbime të huaja dashakeqe “ushqyen” lajmet për ...
Vajza e Elon Musk nuk është e vetmja: Një numër yjesh të Hol...
Blinken synon të vazhdojë punën për përfundimin e konfliktev...
“Ka qenë, është dhe do t’jetë jetike t’i kultivojmë raportet...