Policia e Tiranës arreston dy persona të shpallur në kërkim

15:35 | 1 Tetor 2020
Arbresh.info

Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas të shpallur në kërkim kombëtar, ndërsa në pranga kanë përfunduar edhe 6 drejtues mjetesh.

“Forca e Posaçme “Shigjetat”, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, ka lokalizuar dhe kapur shtetasin A. Sh., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Durrës e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. A., 26 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Njoftimi i Policisë Tiranë:

Kapen dhe ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim kombëtar.

Në pranga dhe 6 drejtues mjetesh.

Forca e Posaçme “Shigjetat”, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, ka lokalizuar dhe kapur shtetasin A. Sh., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Durrës e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. A., 26 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. P., 24 vjeç, E. B., 35 vjeç, F. M., 35 vjeç dhe E. L., 26 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.
  2. K., 19 vjeç dhe R. S., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.
  3. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme