Mes Partisë Demokratike dhe policisë së Tiranës ka pasur 4 korrespondenca dhe replika por situata nuk ka ndryshuar.
News24 ka siguruar kërkesën e opozitës bërë nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, e cila njofton policinë se protesta do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tek sheshi para kryeministrisë, Lulishtja tek piramida dhe te rruga “Ismail Qemali” në krah të kryeministrisë, rrugë në të cilën mjetet lëvizin nga RTSH drejt bulevardit.
Në korrespondencat me policinë, Partia Demokratike argumenton se vendimi për refuzimin e lejes është arbitrar dhe pa asnjë bazë ligjore.
“Ju njoftojmë se tubimi i datës 16 shkurt do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e kombit” në sheshin para kryeministrisë, Lulishtja tek piramida dhe rruga “Ismail Qemali”. Caktimi i vendit të tubimit është e drejtë kushtetuese e organizatorit dhe drejtuesit të tubimit. Për këtë arsye ligji parashikon njoftimin dhe jo kërkesën për leje në rastin e zhvillimit të një tubimi, sqaron PD.
Në shkresën e policisë thuhet se refuzon që të japë leje për protestën e opozitës në dy prej hapsirave të kërkuara, në sheshin para Piramidës dhe në rrugën që ndan Kryeministrinë me Hotel Rogner. Hapësirat ndërmjet kryeministrisë dhe piramidës do të jetë territor ku do të dislokohen shërbimet e policisë dhe të Gradës së Republikës” të cilët do të përmbushin detyrat ligjore para, gjatë dhe pas protestës. Dhe rruga “Ismail Qemali” do të jetë e lirë pasi do të shërbejë për përmbushjen e përgjegjësive dhe detyrave ligjore të policisë së shtetit, gardës së republikës, urgjencave mjekësore, emergjencave dhe agjencive të tjera ligjzbatuese”.
Por Partia Demokratike, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të saj, Gazment Bardhi, e ka konsideruar të pabazuar në ligj përgjigjen e policisë.
“Arsyet tuaja dalin jashtë rasteve të parashikuara në ligj dhe si të tilla përbëjnë kufizim të paligjshëm dhe të papranueshëm të lirisë së tubimit”, – sqaron policia.
Duke marrë shkas nga përgjigjja e policisë së Tiranës, opozita i ka kujtuar policisë se në Lulishten para Piramidës, Partia Socialiste ka hapur fushatën për zgjedhjet e Qershorit 2017, duke vënë në dukje se refuzimi për opozitën ka arsye politike dhe jo ligjore dhe për këtë arsye Partia Demokratike nuk do ta marrë në konsideratë.
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...