Mjetet e konfiskuara nga Policia e Shtetit do të shiten në ankand publik. Ministria e Brendshme ka nxjerrë për konsultim publik një projektligj për trajtimin dhe administrimin e makinave, skafeve, motorëve të ujit dhe mjeteve të tjera rrugore e të lundrimit që janë konfiskuar nga Policia e Shtetit.
Aktualisht, në strukturat vendore të Policisë së Shtetit dhe në pikat e ndalimit administrativ të mjeteve rrugore gjenden 16.445 mjete, rreth 8.440 prej të cilave janë mjete rrugore që prej vitesh nuk u jepet një zgjidhje. Policia e Shtetit paguan një kosto financiare shtesë për strehimin e këtij numri të madh mjetesh në ambiente të marra me qira.
Mjetet e tilla përbëjnë një kërcënim të madh për njerëzit dhe mjedisin, pasi në rast zjarri apo shkarkimesh elektrike, dëmet do të ishin të konsiderueshme prej karburantit dhe lubrifikantëve që përmbajnë. Me qëllim shmangien e dëmit në vijim dhe konflikteve me pronarët e pikave të ndalimit administrativ të mjeteve, është mundësuar një zgjidhje për problematikën e krijuar në strukturat vendore të Policisë.
Por, si do të veprohet konkretisht me mjetet e konfiskuara?
Mjetet rrugore dhe ato të lundrimit, të regjistruara e të pajisura me leje qarkullimi ose jo, si dhe mjete të tjera të konfiskuara si pasojë e sekuestrimit, ndalimit apo bllokimit nga organet e Policisë, do kalojnë për procedura të mëtejshme për shitje në ankand nga Policia e Shtetit.
Të ardhurat e siguruara do të kalojnë në favor të buxhetit të Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, ku një pjesë e këtyre të ardhurave do të përdoren për transferimin e këtyre mjeteve nga mjediset e pikave të bllokimit në ambientet e kesaj agjencie./ rtsh.al /
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu