Policia e Shqipërisë jep informacion për lëvizjen jashtë vendit

11:00 | 11 Korrik 2020
Arbresh.info

Policia e Shtetit ka njoftuar se situata e kufizimeve të lëvizjes së shtetasve me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, është e lirë.

Ndërsa, me Malin e Zi mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR.

Sipas Policisë, me Greqinë lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke;

“Me vendet e tjera të zonës Schengen nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve. Për të udhëtuar drejt Shqipërisë kufiri ēshtë i hapur pēr të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme