Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës veprimet e Policisë së Korçës, ku punonjës dhe oficerë të policisë, ofendojnë dhe sorollatin një qytetar. Leonard Shehu ankohet se mbrëmjen e datës 12 qershor është shoqëruar në polici, si person i dyshuar për një vjedhje në Korçë.
“Policia na erdhi kur po qëndronim në makinë. Shkova me ta dhe në polici më thanë të hiqja atletet. I hoqa dhe qëndrova zbathur. Në mëngjes, kur mbushëm mbi 8 orë më thanë se je i lirë dhe mund të shkoja. I kërkova atletet se isha zbathur, më thanë se janë sekuestruar. I thash pse m’i morët, se nuk kisha as avokat asnjë gjë” thotë Leonardi, duke hedhur dyshime se policia mund të manipulojë provat, pasi personit që i është vjedhur shtëpia është punonjës shtetëror. “Policia nuk m’i mori me ndonjë avokat. Kam shkuar disa herë në polici, jo kanë shkuar në prokurori, jo janë të bllokuara” thotë Leonardi.
Pas denoncimit, ai shkon në Policinë e Korçës për të kërkuar atletet. Kërkon agjentin e zonës që ia ka sekuestruar atletet. E gjen përballë Policisë së Korçës, në kafe. Ai i kërkon atletet dhe punonjësi i policisë i thotë se “kanë shkuar në prokurori”. Qytetari i kërkon pse ia morën dhe e kanë lënë zbathur. Ndërkohë, punonjësi i policisë i thotë se ia ka marrë OPGJ. Më pas, përballë Policisë së Korçës, vjen një nga oficerët që është marrë me rastin në fjalë. Ai dëgjon për pak sekonda bisedën e qytetarit me punonjësit e policisë dhe direkt i thotë qytetarit: Çfarë k… do! Qytetari i thotë se çfarë është bërë me atletet dhe oficeri i thotë se “ik bëj b…”.
Pas kësaj bisedë, qytetari shkon sërish në polici për atletet. Pasi e sorollatin disa orë i thonë se duhet të flasë me OPGJ. Ai interesohet sërish dhe një punonjës i policisë kontakton me një OPGJ. Oficeri i thotë se atletet janë në prokurori, ndërsa punonjës të policisë i drejtohen “ik bli atlete të tjera”.
BISEDË ME PUNONJËS DHE OPGJ, POLICIA KORÇË
Qytetari – E më për atë Gëzimin, për atletet.
Punonjësi i policisë – Atletet janë në prokurori.
Qytetari – Po mirë mo, ai mi hoqi që në 12 të natës. Di unë se çka bërë me atletet time. Pa prezencën e avokatit, pa asgjë.
Punonjësi i policisë – Janë fotografuar, janë si provë.
Qytetari – Ëëëë?
Punonjësi i policisë – Pse të ka hyrë frika?
Qytetari – Mua oo? Pse të më hyjë frika mua! Di unë çka bërë ai me atletet time. Lërë që na la lidhur tërë natën atje.
Punonjësi i policisë – Provë janë, mos e vra mendjen.
Qytetari – Provë? Po s’janë provë, jo. Po të ishin provë, ju kisha ikur unë.
Punonjësi i policisë – Hajde afrohu.
Qytetari – Hë mo?
Punonjësi i policisë – E njeh atë që po vjen?
Qytetari – Shefi!
Punonjësi i policisë – Ëëë. Që kur e njeh?
Qytetari – Ja tani, këto ditë.
Punonjësi i policisë – Më përpara, më përpara?
Oficeri i policisë – Ça k… do?
Punonjësi i policisë – Ik, ik!
Oficeri i policisë – Ça do?
Qytetari – Ja mo për atletet, ti them Gëzimit për atletet.
Oficeri i policisë – Shko mo bëj by…. Grricu!
Qytetari – Pse mo?
Punonjësi i policisë – Iku në Tiranë.
Punonjësi i policisë 2 – Gëzimi të iku në Tiranë, është e premte sot. Hë hënën.
Punonjësi i policisë –Shefi, do presim deri në 3 ne, po të ikim?
Qytetari – Mirë…
Qytetari – Për atletet mo?
Punonjësi i policisë – Ku ishe?
Qytetari – Po lart mo, atë ditë… Po ajo më që në 12 të natës.
Punonjësi i policisë – Po pse?
Qytetari – Ishe ti atë ditë.
Punonjësi i policisë – Po pse? Këtu isha, po pse ti hoqi?
Qytetari – Po di unë, dyshoj. Më la atje te ajo…
Punonjësi i policisë – Një minutë. Kush bëri veprime?
Punonjësi i policisë 2 – Gëzimi.
Qytetari – Po ai Gëzimi, ai mi hoqi.
Punonjësi i policisë – Tani ulu për dy minuta, ta njoftoj vetë Gëzimin dhe të marr unë.
Qytetari – Po ishte këtu Gëzimi.
Punonjësi i policisë – Mos u ngut, mos u ngut.
Qytetari – Po, po bën dy ditë.
(Qytetari prej disa minuta…)
Qytetari – Hë mo?
Punonjësi i policisë – Hë mo, ça si u bë?
Qytetari – Asnjë!
Punonjësi i policisë 2 – A të thash unë që iku në Tiranë ai (Gëzimi), se ka qenë i gatshëm.
Qytetari – Po ta dimë ku i kanë shpënë . Të marr avokat.
Punonjësi i policisë 2 – I kanë shpënë se ishte numër i mirë, ishte atë ditë!
Qytetari – Po më lë mo si ishin… Hë mo mirë ishte atë ditë?
Punonjësi i policisë – Do të arrestonin…
Qytetari – Si të më arrestonin?! Pse të më arrestonin?!
Punonjësi i policisë – Me gjurmë, me fakte!
Qytetari – Po ç’gjurmë, na mbajti atletet. Na la tërë natën. Ai të tha të më lije tërë natën ashtu mo?
Punonjësi i policisë – Ai.
Qytetari – Ai të tha Gëzimi?
Punonjësi i policisë 2 – Ai. Ai tha do arrestohet.
Qytetari – Po dhe me pranga… Të më lije me pranga tërë natën?
Punonjësi i policisë – Të lutem tani, mos na kërko llogari. Hajde ulu aty. A ka mundësi se po na bën si komandant tani!
Qytetari – Po ç’komandant mo, unë të drejtën time po kërkoj. Komandant thotë!
Punonjësi i policisë – Hajde të sqaroj këtu, hajde…
Qytetari – Unë atletet kërkoj… Atletet erdhën…
Punonjësi i policisë – Me qetësi. Shshshsht. Mos e ngri zërin! Të dëgjojmë…
Qytetari – E mirë
(Punonjësi i policisë telefonon Gëzimin)
Punonjësi i policisë – Alo përshëndetje! Ka erdhur ky…
Qytetari – Leonard Shehu.
Punonjësi i policisë – Leonard Shehu, në lidhje me ato atletet. Janë në prokurori! Ok, në rregull.
Qytetari – Të vete të interesohem unë me avokat.
Punonjësi i policisë – Kalofsh mirë, gjithë të mirat!
Punonjësi i policisë 2 – Ik o bli një palë atlete të reja.
Qytetari – Kur i kam, pse mi shpien mua atje…
Punonjësi i policisë – Tani do të më dëgjosh. Zotëria në fjalë është Oficer i Policisë Gjyqësore. Të mori, të shoqërovi. Nga momenti që ti erdhe këtu, nuk erdhe rastësisht.
Qytetari – Rastësisht, unë isha…
Punonjësi i policisë – Të lutem, je i dyshuar për një vepër penale dhe atletet janë provë materiale dhe janë sekuestruar në prokurori. Nga momenti që je në proces hetimi dhe sipër, prokuroria i mban të sekuestruara. Në momentin që mbaron procedura e hetimit, ti tërheq atletet dhe vazhdon me përshtypjet më të mira.
Qytetari – Atletet i kanë marrë pa prezencën e avokatit tim, mi kanë hequr që në 12 të natës.
Punonjësi i policisë – Ajo është e drejta tënde ta ankimosh. Nuk të jap dot unë zgjidhje.
Qytetari – Me pranga na la tërë natën.
Punonjësi i policisë – Me pranga po, je i dyshuar për vjedhje.
Qytetari – Tërë natën zbathur ai.
Punonjësi i policisë – Se di, se di. A ke erdhur të kërkosh llogari, apo të kërkosh ndihmë. Kalofsh mirë, gjithë të mirat!
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?