Policia procedon penalisht në gjendje të lirë autorin e sulmit me gurë ndaj qendrës shëndetësore në Elbasan.
Në komunikatën për mediat, thuhet se “specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërim i pronës” shtetasin A.B., banues në Elbasan.”
Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur sot rreth orës 12:00 .
A.B ka goditur me gurë dritaret duke thyer xhamat e Qendrës Shëndetësore në lagjen “Skënderbej”, Elbasan.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale./oranews
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...