Policia Kufitare e Shqipërisë në bashkëpunim me Guardia di Finanza ka bllokuar dy mjete lundruese që dyshohet se do përdoreshin për trafik të lëndëve narkotike.
Mjeti i parë lundrues u bllokua në zonën e Petroliferës nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policise Vlore dhe GdF.
Mjeti i dytë lundrues Skaf u bllokua nga Policia Kufitare në zonën e pyllit te Akërnisë.
“Mjeti i parë lundrues një skaf plastik, pa emër, me gjatësi 7.5m dhe gjerësi 2.2m, me dy motora të fuqishëm dyshohet se ka ardhur nga Italia dhe se drejtohej nga dy shtetas Italianë të cilët porsa kanë parë Policinë kanë fshehur mjetin në krah të kalatës së Petroliferës dhe janë larguar. Vijon puna për kapjen e tyre duke forcuar kontrollin ne dalje nga Porti si dhe në zonën për rreth. Mjeti i dyte është konstatuar gjatë kryerjes së shërbimit nga ana patrullës së SPK Triport, në zonën e pyllit te Akërnisë, Hidrovor është konstatuar një mjet lundrues tip skaf i gjatë 8 m, i hipur në karelë dhe në afërsi te saj dhe një mjet tip kamionçinë. Nga të dhënat paraprake rezulton se mjeti lundrues është në pronësi të shtetases L. Xh dhe përdorues mjeti S. Xh. Nga kontrolli i territorit nuk është gjetur ndonjë send i kundraligjshëm”, thuhet në njoftim.
Vijon kontrolli i zonës si dhe puna për zbardhjen e rrethanave për të dy rastet./Arbresh.info/
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...