Google ADS

Policia Bashkiake e Tiranës certifikohet nga kompania e njohur gjermane, Veliaj thotë se është krenar me ta

12:06 | 21 Shtator 2024
K.B

Policia Bashkiake e Tiranës ka marrë certifikimin ISO 9001 2015 nga kompania e njohur gjermane DEKRA.

Këtij lajmi i është gëzuar kryetari i kësaj Bashkie, Erion Veliaj i cili u shpreh se është krenar që e kanë transformuar Policinë Bashkiake në një polici me standarde në shërbim të qytetarëve.

“Pas aparatit qendror të Bashkisë së Tiranës, edhe Policia Bashkiake bëhet policia e parë që merr certifikimin ISO 9001 2015 nga kompania e njohur gjermane DEKRA. Jam krenar që e kemi transformuar Policinë Bashkiake në një polici me standarde në shërbim të qytetarëve. Bashkë! “, ka shkruar Veliaj në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme