Policia ka arrestuar dhe të dyshuarin e pestë për grabitjen e ndodhur pak ditë më parë në aeroportin e Rinasit.
I dyshuari është kapur në Bullgari dhe po transportohet drejtë Shqipërisë nën masa të rrepta sigurie.
Ndërkohë, policia bën me dije se mbrëmë në mesnatë është arrestuar Elton Pikli, 32 vjeç nga Kruja, i cili po tentonte të largohej drejt Bullgarisë.
“Në vijim të veprimeve të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjen së datës 09.04.2019 në aeroportin e Rinasit, ju informojmë se mbrëmë në mesnatë është kapur dhe ndalur shtetasi E.P., banues në Krujë, i dyshuar si një prej autorëve të kësaj ngjarje. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale të ‘Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim’ në kuadër të ‘Grupit të Strukturuar Kriminal’, ‘Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake’; ‘Vrasje e Punonjësve të Policisë’ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”, deklaron policia.
Deri tani janë arrestuar; Oltian Veseli, Alkon Bengasi, Renaldo Sula dhe Saimir Çela. Policia e Shtetit dhe prokuroria arritën që të zbulojë autorët falë dëshmisë së Alkond Bengasit, kushëririt të Klement Çalës, një nga të shpallurit në kërkim për grabitjen e fundit në aeroport dhe të tjera vite më parë.
Oltian Veseli, dyshohet të jetë një nga pesë personat që u futën me furgon në pistën e aeroportit të Rinasit, duke vjedhur miliona euro të bankave të nivelit të dytë teksa do të transportoheshin me avionë në Vjenë./Opinion.al
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...