Google ADS

Policia arreston protestues të shoqërisë civile

15:12 | 9 Maj 2020
Arbresh.info

Policia shqiptare në Ditën e Evropës ka ushtruar dhunë ndaj aktivistëve të shoqërisë civile.

Kështu thotë presidenti Ilir Meta në një shkrim në Facebook, i cili e cilëson të papranueshme dhe dëmtuese të imazhit të Shqipërisë, transmeton portali arbresh.info.

Ky është shkrimi i tij

Dhuna ndaj aktivistëve të shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej është e papranueshme dhe kremtimi më i shëmtuar për Ditën e Europës

Dhuna ndaj aktivistëve të shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej është e papranueshme dhe kremtimi më i shëmtuar për Ditën e Europës??, që dëmton jo vetëm kontributet e Shqipërisë?? gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe imazhin dhe besueshmërinë e vendit tonë, në përpjekjet për t’u integruar sa më parë në Bashkimin Europian.

E drejta e protestës, që është fondamentale për vetë ekzistencën e demokracisë në çfarëdolloj rrethanash e kushtesh, edhe përgjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, garantohet qartësisht nga Kushtetuta.

Kjo është një e drejtë themelore që duhet respektuar në çdo kohë dhe nga çdo autoritet.

ZËRI I QYTETARËVE DUHET DËGJUAR!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme