Policia arreston Pjetër Pacanin, ishte në listën e më të kërkuarve në Shqipëri për vrasjen e 2 personave

23:53 | 4 Qershor 2024
E.G

Pjetër Pacani, një person i cili ishte edhe në listën e personave më të kërkuar në Shqipëri dhe jashtë saj, pas 10 vitesh në arrati, ka rënë të martën në mbrëmje në prangat e policisë.

Pacani ishte dënuar me 25 vite burg nga gjykata, pasi në vitin 2011 ka vrarë dy persona në autostradën Lezhë- Tiranë. Lajmi për arrestimin e një prej personave më të kërkuar në vend nga ana e drejtësisë është bërë i ditur nga policia.

Ai u arrestua në Fier. Në momentin e arrestimit iu gjetën 3 automatikë dhe pistoleta. Pacani ka vrarë dy veta në vitin 2011, shtetasit Për këtë vrasje të dyfishtë ai u dënua nga Gjykata e Tiranës me 25 vite burg në vitin 2014.

Pacani, 61-vjeç, është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2014, me 25 vite burgim për kryerjen e veprave penale “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Në datën 18 janar 2011, pranë një karburanti në autostradën Lezhë-Tiranë, shtetasi Pjetër Pacani ka vrarë me armë zjarri shtetasit Ndoc Zymaj dhe Vlash Gjeçi. Shkak mendohet se ka qenë një borxh prej 100 mijë eurosh./rtsh.al

Të ngjashme