Pesë ditë pas grabitjes së 3.2 milionë dollarëve në rrugën e Rinasit policia e shtetit ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorëve. Operacioni po zhvillohet nga ajri dhe nga toka.
Krahas policisë së Tiranës, janë përfshirë edhe forcat RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Mësohet se operacioni po zhvillohet në zonën e Prezës dhe Vorës.
Ngjarja ndodhi të enjten e 9 shkurtit, ku automjeti që transportonte lekët drejt aeroportit të Rinasit u grabit nga të paktën 6 grabitës. Aktualisht për ngjarjen janë arrestuar në akuzën e shpërdorimit të detyrës, grupi shoqërues i parave të një kompanie private sigurimi dhe drejtori teknik i saj.
Prokuroria është shprehur se kamerat e sigurisë së mjeteve të transportit ishin fikur, radio e ndërlidhjes nuk është përdorur dhe pajisja gjurmuese GPS nuk ishte vendosur në thasët me para’./Telegrafi/
Lulja e Kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta patur ...
Lidhja ndërmjet ushqyerjes dhe shëndetit mendor
Zgjidhet telefoni më i mirë Android për vitin 2024
Ylli i Interit, Pavard uron Krishtlindjet nga Kosova
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Ga...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në në përurimin e renovimev...