Google ADS

Policia aksion në Vlorë, kontrolle për personat e shpallur në kërkim, dy të arrestuar

10:22 | 5 Korrik 2024
A Z

Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në orët e para të mëngjesit të së premtes për personat e shpallur në kërkim.

Gazetari i ABC News raporton se janë kontrolluar disa banesa.

Burime bëjnë të ditur për gazetarin se janë arrestuar dy persona të shpallur në kërkim për drogë. Ndërkohë, pritet një reagim zyrtar nga policia e qytetit në lidhje me këtë operacion.

Shpërndaje në rrjete sociale