Polici vret me 7 plumba kolegun e tij brenda stacionit policor në Shqipëri, thotë se e u tall me të

08:06 | 24 Maj 2022
E.H

Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur mbrëmjen e së hënë në Tiranë, ku në të dyja rastet protagoniste ka qenë vetë policia.

Në rastin e parë një efekti i policisë së komisariatit numër 3 ka qëlluar brenda ambienteve të policisë kolegun e tij 7 herë, duke i marrë jetën.

Pas një debati me fjalë Ludian Zaimi ka qëlluar 7 herë mbi kolegun e tij Çaush Saliasi 55-vjeç, i cili ndërroi jetë në spital.

Zaimi kishte vetëm 1 vit e gjysmë që ishte bërë pjesë e forcave të policisë, ndërkohë që viktima kishte mbi 20 vite që shërbente për uniformat blu.

“Para se të merrnin shërbimin ndodheshim në zyrën e ndarjes së turneve. Kam qenë tejet i mbyllur, më ka ngacmuar me fjalë dhe disa herë ofenduese. I kisha akumuluar të gjitha këto deri në mbrëmjen e sotme”, ka thënë ai, raporton abc news.

Ndërkohë që në Kombinat efektivi i FNSH-së, Lutfi Gjyla ka plagosur me armë 60-vjeçarin Murteza Lika, për të cilin policia në njoftim thotë se është person me probleme mendore, ndërkohë që efektivi ka qenë në gjendje të dehur.

I plagosuri u dërgua në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në një komunikatë, policia bën të ditur se efektivi ka qenë në gjendje të dehur. Për shkak të gjendjes së tij, nuk është marrë ende dëshmia e efektivit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme