Google ADS

Polici rrah qytetaren në Vlorë, pezullohen dy zyrtarë

16:13 | 30 Qershor 2021
Arditë Shkodra

Dy punonjës policie në Himarë, njëri me detyrë shef i seksionit për rendin dhe sigurinë dhe tjetri me detyrë specialist i zonës janë pezulluar nga detyra pas një hetimi të ndjekur nga Shërbimi i Çështjeve dhe Ankesave.

Procedimi ka filluar mbi bazën e kallëzimit të një qytetarë për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve arbitrare”.

Qytetarja ka denoncuar aktet e ushtrimit të dhunës nga efektivi i policisë me iniciale K.S me detyrë inspektor çfarë është bërë më pas shkak dhe për nisjen e hetimit.

Abuzimi me detyrën i punonjësve të policisë duket një fenomen shqetësues pëasi më shumë se 32 efektiv të seksioneve të ndryshme të Policisë së Shtetit janë arrestuar, pezulluar apo hetuar nga SHÇBA, gjatë vitit 2021, përfshirë efektivë të doganave, të rendit, rrugores, RENEA-s dhe të vetë SHÇBA-së.

Në 4 muajt e parë e parë të viti 2021 në zyrat e SHÇBA-së janë resgjistruar 1746 telefonata, të cilat kanë të bëjnë më denoncimet që qytetarët bëjnë për efektivët e policisë.

Muaji mars kryeson për sa i përket numrit të telefonatave ku vetëm në atë periudhe janë regjistruar 526 të tilla.

Denoncimet kryesisht kanë të bëjnë me fjalorin që efektivet përdorin por edhe me sjelljen e tyre.

Pasi kjo strukturë merr telefonatën nga qytetari ngrihet një grup punë për të hetuar rastin në fjalë.

Nga puna e këtij grupi, nëse arrihet të grumbullohen materiale, prova dhe fakte, të kryerjes së veprës penale, apo shkeljes së etikës profesionale, përfshirë edhe tejkalimin e kompetencave, SHÇBA vendos dënime me vërejtje, masa admistrative, hetim më të thelluar, pezullim nga detyra dhe në raste të shkeljeve të rënda edhe arrestime.

Njoftimi i SHÇBA:

Vlorë – SHÇBA, në kuadër të procedimit penal nr.1522/2020, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ekzekutoi urdhërin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për punonjësit e Policisë:

• N/Komisar XH.Q., me detyrë Shefi Seksionit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Komisariatin e Policisë Himarë;

• Inspektor K.S., me detyre SPZ në Njësinë Administrative Lukovë, Himarë.

Procedimi ka filluar mbi bazën e kallëzimit të një shtetaseje për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve arbitrare”, pasi është ushtruar dhunë ndaj denoncueses, nga ana e Inpektorit K.S.

Ekzekutimi i urdhërit u pasqyrua me proces-verbalin përkatës dhe materialet u vunë në dispozicion të Prokurorisë së Rrethit Vlorë. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Të ngjashme