Dalin detaje të reja lidhur me policin Arbër Sula i shpallur në kërkim për vrasjen e Jurgen Dukës pas një sherri banal në një nga marketet e Tiranës.
Agjenti i krimeve të Dibrës mësohet se njihej si një efektiv i qetë ndërsa ditën e sotme ishte caktuar të kryente testin e drogës.
Ky proces ka nisur prej disa javësh në radhët e punonjësve të Policisë së Shtetit, ku deri tani me dhjetërë policë janë larguar nga detyra. Me qëllim arrestimin e Sulës, me banim në zonën e Saukut në Tiranë, janë kontrolluar disa zona dhe banesa, por deri më tani pa sukses.
Sula qëlloi me pistoletë mbi Jurgen Dukën gjatë një konflikti në një market në rrugën “Irfan Tomini” dhe më pas 29-vjeçari ndërroi jetë në spital. Në video shfaqen momentet e përplasjes ku janë të pranishëm edhe disa persona të tjerë. Madje njëri prej tyre tenton të qetësojë situatën. /Euronews
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...