Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e të shtunës në Gjirokastër të Shqipërisë, ku një fëmijë 12 vjeç ka ndërruar jetë pasi u përplas nga një makinë, e drejtuar nga një efektiv policie.
Sipas policisë lokale, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, në aksin rural Valare-Gjirokastër, ku polici Estian Dinaj, (pjesë e Policisë së Gjirokastrës), banues në fshatin Valare, duke drejtuar automjetin e tij privat tip “Benz”, ka aksidentuar fëmijën, e identifikuar si E.I., i cili ishte duke ecur në këmbë.
Nga përplasja, 12-vjeçari ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë së Gjirokastrës.
“Menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe me Oficerë të Policisë Gjyqësore të AMP-së, për hetimin e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen e fëmijës”, thuhet në njoftimin e policisë./A2CNN/
“Zarf i zi për Xhenetën”, ja çka shkruan në të!
Presidentja Osmani tregon se si po festojnë brenda shtëpisë
Morën flakë lokalet dhe banesat përreth – policia me detaje ...
Izraeli vret komandantin e Hamasit që udhëhoqi sulmin e 7 te...
Rryma i fiku edhe në Porto Riko, pothuajse i gjithë vendi pa...
Rovena po martohet sonte? Xheneta dhe Vullneti në dyshime, s...