Policia e Shtetit përjashton nga radhët e saj një punonjës të policisë kufitare në doganën e Kavakijës.
Përjashtimi erdhi pas denoncimit nga “Fiks Fare”, ku punonjësi i Policisë së Shtetit, me detyrë në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë në Gjirokastër, u kishte kërkuar disa qytetareve marrëdhënie intime në këmbim të kalimit të tyre ilegal në Greqi.
“Duke marrë shkas nga transmetimi në një emision investigativ, i shkeljes së rëndë të kryer nga punonjësi i Policisë P. Ç., trup shërbimi në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit beri përjashtimin e menjëhershëm të këtij punonjësi policie nga radhët e Policisë së Shtetit” njoftoi policia.
Nëpërmjet kamerave të fshehta, emisioni investigativ faktoi se punonjësi ka lidhje të forta me grupet kriminale që trafikojnë njerëz për në Greqi. Duke shfrytëzuar këto lidhje, punonjësi u kërkon favore këtyre shtetasve.
Në redaksinë e emisionit u ankua një emigrant në Greqi, i cili tha se në datën 4 mars 2020, ai sëbashku me bashkëshorten shtatzënë dhe vajzën ka kaluar në Greqi.
“Unë isha pa letra dhe do kaloja nga mali. Takova një punonjës policie në afërsi të Doganës së Kakavijës, i cili më ka kërkuar një ‘kafe’” thotë denoncuesi, ndërsa tha se punonjësi qëndronte te rruga e kalimit ilegal për në Greqi. “Ky donte 50 (euro), unë i kam dhënë 30 euro, që të më linte mua të kaloja, të bënte një sy qorr. Ata ikën nga vendi ku qëndronin dhe na lanë rrugë të lirë” denoncoi ai.
Më tej tregon se bashkëshortja dhe vajza e tij kaluan në mënyrë legale.
“Kalova kufirin pa probleme dhe vete në tokën greke. Pas gjysmë ore erdhi nusja me një taksi. Kisha disa çanta, gocën e vogël pasi nusja është edhe shtatzënë. U ulëm po prisnim autobusin për në Janinë dhe më tha do të them diçka. Më thuaj i thashë, çfarë ka ndodhur. Kur ike ti, më tha, erdhi ai polici, kur i dhashë lekët. Dhe më vonë kishte filluar je shumë e bukur. Ky pasi ika unë, e kishte ngacmuar. E kishte çuar deri te trau, se ishte dhe shtatzënë. I kishte thënë që je shumë e bukur, për çdo gjë mund të ndihmoj unë, çfarë problemi ke. Dua të lidhem me ty, budalliqe të tjera. Nusja ishte trembur, me fëminë e vogël vetëm, unë isha nga mali. I kishte kërkuar numrin e telefonit, nusja i kishte thënë nuk kam numër dhe më vonë i kishte dhënë numrin e tij. Dhe i kishte thënë që kam ardhur kastile deri sa të ndahesh. Më pëlqeve, të shkëlqenin sytë” vijon emigranti./Ora News
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra