Google ADS

Polici me Covid-19 shkoi të vizitojë prindërit në Fier

12:55 | 23 Qershor 2020
Arbresh.info

Një nga të infektuarit me koronavirus në Fier është një 28-vjeçar i cili është pjesë e RENEA-s në Tiranë.

Mësohet e i riu kishte shkuar për të takuar prindërit, të cilët jetojnë në Libofshë të Fierit. Atij janë shfaqur simptomat dhe ka telefonuar 127 dhe i është bërë tamponi në qytetin e Fierit.

Behet me dije se 28-vjeçari ka qenë edhe te dentisti për të kryer një vizitë. Tani më i janë nënshtruar tamponit edhe personave të tjerë që kanë pasur kontakte me efektivin e RENEA-s.

Deri më sot në vendin tonë janë regjistruar 2047 të infektuar me koronavirus, nga të cilët 45 kanë ndërruar jetë, 1195 janë shëruar dhe 807 vijojnë të jenë raste aktive./shekulli

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme