Polici gjobit të riun pa pasur radar: E mata me sy që ishe shpejt

22:33 | 5 Korrik 2021
Arbresh.info

Një video e filmuar nga brenda makinës është bërë virale në rrjet, pasi një punonjës i Policisë Rrugore në linjën Berat-Poshnje në fshatin Otllak ka ndaluar një të ri dhe e ka gjobitur me 12 mijë lekë të vjetra për shpejtësi tej normave të lejuara.

Pasi e ndaloi, polici fillon të plotësojë gjobën ndërsa shoferi i “kërkon llogari” se për çfarë arsye po merr këtë masë administrative. Sipas policit, edhe pse nuk kishte radar, shoferi ishte shpejt, më shpejt se sa 60 km/h që e lejon tabela.

Në këtë konkluzion ai ka dalë pasi drejtuesi i makinës kur i është bërë shenja për të ndaluar, ka ndaluar 200 metra më larg. Arsyeja për këtë distancë të largët sipas shoferit është sepse ai nuk ka dashur të frenojë fort për të konsumuar frenat.

Video:

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme