Një operacion i përbashkët Kosovë-Shqipëri ka sjellë arrestimin e 17 policëve doganorë shqiptarë të dyshuar për korrupsion në pikën kufitare të Morinës dhe 26 të tjerëve nga Kosova.
Po ashtu, për vepra të tjera penale, përfshirë shpërdorimin e detyrës dhe kontrabandën, për 14 punonjës të Policisë së Shqipërisë, është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
Ndërsa 3 zyrtarë janë pezulluar nga detyra, mes tyre edhe drejtori i Drejtorisë të Kufirit dhe Migracionit Kukës.
Sipas informacioneve paraprake nga hetimet, ka rezultuar se policët shqiptarë u merrnin qytetarëve duke filluar nga 10 euro të cilat i ndanin më pas me njëri-tjetrin në fund të turnit. Fitimet ndërmjet tyre arrinin deri në 8000 euro në ditë.
Siç shihet edhe në foton e siguruar nga Gazetasi.al, duket mënyra sesi grumbulloheshin dhe ndaheshin paratë mes punonjësve.
Njëra nga policet, shihet duke numëruar ryshfetin që ka përftuar nga qytetarët, duke shpërdoruar detyrën, ndërsa monitorimi i tyre është kryer nga kamera përgjimi, të vendosura nga prokuroria.
Sipas njoftimit të SPAK, pas një hetimi me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, janë caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 34 masa sigurimi personal, nga të cilat 32 punonjës të Policisë Kufitare Kukës, me funksione të ndryshme brenda Drejtorisë të Kufirit dhe Migracionit Kukës.
Nga hetimi i nisur që në nëntor të 2020, SPAK thotë se është dokumentuar veprimtaria e kundraligjshme e punonjësve të Policisë së Shtetit në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Kukës gjatë kohës së kryerjes së shërbimit në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, Kukës.
Nga hetimi janë dokumentuar 312 episode të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë; persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundërligjshme; ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së. /Gazeta Si
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...