“Policia nuk është këtu për të krijuar rrëmujë, por është këtu për të ruajtur rendin”. Kështu do të shkruante pak kohë më parë në rrjetet sociale teksa postonte një foto nga puna e përditshme, efektivja e plagosur gjatë protestës para Parlamentit.
Por, 24-vjeçarja Ina Nuka, efektive e repartit “Shqiponja”, nuk e dinte se një ditë si kjo e enjte, asaj do t’i rrezikohej jeta në krye të detyrës.
Ajo ishte vendosur në rreshtin e parë të kordonit të policisë, kur një shashkë i shpërtheu pranë dorës së djathtë, duke humbur dy gishta.
Në spital, të lënduarit e policisë i vizitoi edhe kryeministri Edi Rama.
“Prerja e gishtave të vajzës është vërtetë një vijë e kuqe që është vendosur sot mes atyre që kanë marrë përsipër t’i kundërvihen ligjit dhe Policisë së Shtetit që është në mbrojtje të ligjit dhe në mbrojtje të interesave publike. Nuk ka shans që ligji të mos zbatohet njësoj për të gjithë. Sa më shumë i bien ndesh ligjit, aq më shumë do të përballen me ligjin”, tha Rama.
24-vjeçarja kishte 3 vite që i ishte bashkuar Policisë së Tiranës, ndërsa më parë kishte përfunduar edhe studimet në Universitetin e Sporteve.
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...