Vetëm pak km në hyrje të qytetit të Poliçanit qindra familje të fshatrave Mbrakull, Plirëz dhe zonave përreth janë rrethuar nga tymi toksik që ka pushtuar gjithë territorin.
Prej dy ditësh, pirgje me plehra vazhdojnë të digjen në shesh-depozitimin e mbetjeve në hyrje të qytetit dhe askush nuk merr masa për situatën e krijuar. Djegia e plehrave është mënyra e preferuar e bashkisë Poliçan për të menaxhuar mbetjet e saj urbane, duke rrezikuar jo vetëm helmimin e burimeve natyrore të zonës por edhe duke rrezikuar edhe shëndetin e banorëve.
Vendi i grumbullimit të mbetjeve të qytetit të Poliçanit ndodhet në hyrje të qytetit buzë një përroi që rrjedh nga mali, i cili përshkon zonën përreth e derdhet në lumin Osum. Era e rëndë dhe tymi helmues që vazhdon prej dy ditësh në këtë shesh depozitimi ka vënë nën pushtet jo vetëm zonën ku këto mbetje vegjetojnë prej vitesh por edhe zonat përreth.
Ajo që bën edhe më të dukshme është se djegia rrezikon edhe gjelbërimin, pyjet me shkurre si dhe zonën e banuar në fshatrat përreth. Ndërsa nuk duket asnjë ndërhyrje nga drejtoria e shërbimeve për ta vënë në kontroll, situata sa vjen e rëndohet.
Banorët e zonës i shmangen kamerave pasi nuk duan të konfliktohen më bashkinë por jashtë kamerave pohojnë se kjo është pothuajse situate që vijon prej vitesh. Ky vend depozitim ndodhet pikërisht pranë rrugës nacionale që të çon drejt kanioneve, ku vizitorë të shumtë përballen me një pamje jo të këndshme në udhëtimin e tyre. /Top Channel
OBSH: Izraeli synon sistemin shëndetësor në Gaza
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrav...
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QK...
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...