Goditet një tjetër rast i organizmit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Poker”. Vihen në pranga 11 shtetas, mes tyre edhe pronari i lokalit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal në rrugën “Haxhi Kika” zhvillohej veprimtari kriminale në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Poker”.
Si rezultat i operacionit, në orët e para të mëngjesit të sotëm u kapën dhe u arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Moskallëzimi i krimit”, të kryera në bashkëpunim, shtetasit: Xh. S., 21 vjeç, K. A., 20 vjeç, H. Ç., 24 vjeç, Sh. G., 38 vjeç, B. Ç., 30 vjeç, D. C., 21 vjeç, A. A., 35 vjeç, të shtatë banues në Tiranë dhe E. Ç., 25 vjeç, S. M., 44 vjeç dhe F. K., 42 vjeç, të tre banues në Fier. Gjithashtu, gjatë operacionit u arrestua në flagrancë edhe pronari i lokalit, shtetasi H. T., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizim ose ushtrim i veprimtarive të lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin”, kryer në bashkëpunim.
Nisur nga informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën “Haxhi Kika”, në ambientet e një lokali me pronar shtetasin H. T., ushtrohej veprimtari e kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit dhe se ky shtetas kishte venë në dispozicion të kësaj veprimtarie ambientet e lokalit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 organizuan operacionin dhe gjatë kontrollit të ushtruar, në orën 00:30, të datës 12.02.2020 kanë bërë kapjen në flagrancë të shtetasve të lartpërmendur, të cilët po ushtronin aktivitetin e palejuar të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: një tavolinë e përshtatur për tavolinë pokeri, sasi lekësh dhe eurosh, fisha dhe letra bixhozi, një bllok me shënime për aktivitetin në fushën e lojërave të fatit, një DVR, si dhe telefona që shërbenin për vënien e basteve sportive të palejuara. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moskallëzimi i krimit”, të kryera në bashkëpunim.
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit