Një grua 46 vjeçare me profesion mësuese ka humbur jetën në Spitalin e Pogradecit.
Ajo është dërguar nga familjarët në urgjencë rreth orës 19 pasi nuk është ndjerë mirë. Por më vonë gjendja e saj është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë.
Burime nga spitali thonë se dyshohet se të ndjerës i ka rënë infarkt, por familjarët kanë akuzuar mjekët dhe infermierët e urgjencës për mjekim të gabuar.
Trupi i 46 vjeçares Anila Bazelli, është transferuar në morgun e qytetit por autopsia do të kryhet nga ekspertë nga Tirana, nisur edhe nga pretendimet e familjarëve.
Ka qenë prokuroria ajo e cila ka kërkuar ekspertizën nga kryeqyteti për të zbardhur rrethanat e vërteta të vdekjes së mësueses. Mësohet se ajo nuk vuante nga ndonjë sëmundje e rëndë. Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet rreth rastit./tch
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës