Google ADS

Pogradec, dy rastet e dyshuara për COVID 19 dalin negative

23:11 | 17 Mars 2020
Arditë Shkodra

Dy rastet e dyshuara në Pogradec për COVID 19 kanë dalë negative. Rezultati i analizave është njoftuar mbrëmjen e sotme.

Bëhet fjalë për një 15 vjeçare nga Mokra e cila disa ditë më parë ka qenë e shtruar në Sanatorium, ku tashmë janë konfirmuar të prekur disa mjekë, dhe një burrë nga fshati Grabovicë i Çerravës që është paraqitur në urgjencën e qytetit juglindor.

Vajza 15 vjeçare kishte dalë nga spitali “Shefqet Ndroqi” para 4 ditësh, dhe u dyshua se mund të ishte infektuar atje nga stafi mjekësor./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme