Një shtetas është arrestuar sot në aksin rrugor Shkodër- Hani i Hotit, pasi është kapur me 6 emigrantë të paligjshëm në makinë.
Njoftimi i policisë:
U kap duke transportuar disa shtetas nga vendet e treta, arrestohet në flagrancë 51-vjeçari, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalimit të paligjshëm të kufirit”.
Ndalohet dhe një shtetas i shpallur në kërkim për të njëjtën vepër penale.
Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, pas një pune të mirorganizuar, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. A., 51 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas është kapur nga Policia, në aksin rrugor Shkodër – Hani i Hotit, në vendin e quajtur “Rotondo e Koplikut”, duke transportuar në drejtim të kufirit me Malin e Zi, me mjetin tip “Volkswagen”, 6 shtetas nga vendet e treta, që kishin si destinacion final vendet e BE-së.
Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, është kapur dhe ndaluar shtetasi i shpallur në kërkim K. P. 49 vjeç, banues në Laç.
Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin e datës 25.05.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”./tch
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...